Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
debati1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ është përplasur analisti Fitim Zekthi me Fatos Lubonjën për çështjen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zekthi është shprehur se shpallja e Sali Berishës non-grata nuk është një konspiracion, por sipas tij është bërë nga informacione që janë mbledhur nga struktura të besueshme amerikane.

Në debat është përfshirë dhe analisti Fatos Lubonja, i cili shtroi pyetjen se përse këto institucione nuk kanë vepruar dhe për politikanë të tjerë në vend (duke përmendur Edi Ramën), por kanë vepruar vetëm në rastin e Berishës.

Pjesë nga debati:

Zekthi: Berisha thotë se këtë e ka bërë një konspiracion ndërkombëtar, e kam çuar çështjen në Paris dhe Parisi do vendosë. Diskursi që përdor Berishës është i padrejtë dhe nuk përdor asnjë fakt. Berisha thotë jam pro-amerikan, s’kemi prish asgjë, është marrëdhënie personale, është ambasadore sovjetike…

Lubonja: Ke bërë investigim se kush i çoi ato dhënat e PD atje?

Zekthi: E kam bërë.

Lubonja: Ca të ka dalë?

Zekthi: Më ka dalë që vendimet që merr sekretari amerikan i shtetit nuk merren nga llafe shteti.

Lubonja: Nga kush? Hë mo, nga kush?

Zekthi: Sekretari i shtetit kur merr vendim për non-grata e merr nga informacione që vijnë nga FBI, etj… ky është informacioni, ju s’keni asnjë informacion që është konspiracion. S’bëj komplote kundër Berishës.

Lubonja: Unë kam dhe informacione nëse do ti, por pyetja që bëj unë është që, je nga ata që beson se Rama është i korruptuar? Që ka vjedhur votat?

Zekthi: Absolutisht po.

Lubonja: Pse këta që përmende nuk shohin këtë, por shohin atë që ndodh para 8 vitesh?

Zekthi: E shoh unë këtë, mbase e bëjnë më vonë, se di… por them se është e besueshme që konspiracionin s’ka arsye për ta marrë të mirëqenë. Unë e kam me të pavërtetën.

Lubonja: Mirë mo mirë, po s’na the të vërtetën.

debati lubonja zekthi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.