Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Masakra në Texas, 11-vjeçarja i mbijetoi sulmit duke u shtirur si e vdekur

14:10 / May 27, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
104746095 54fd2e71 bec7 4cbd 8fb8 76514d17c15b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 11-vjeçare, Miah Cerrillo, që ishte në klasën ku Salvador Ramos vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, i mbijetoi masakrës së Uvalde duke u lyer me gjakun e një shoqeje të shkollës që po vdiste dhe duke u shtirur se kishte vdekur. Kështu ka rrëfyer familja e vajzës për shtypin vendas, duke shtuar se tani vajza është në gjendje shoku.

Pasi Salvador Ramos hyri në klasën e saj dhe vrau shokët e klasës dhe mësuesit e saj, vajza sajoi një teknikë të mbijetesës: ajo u shtri mbi shoqen e saj në mënyrë që Ramos të mendonte se të dyja kishin vdekur. Në fillim, shoqja ishte ende duke marrë frymë, por më pas – raporton Washington Post – ajo vdiq para se të arrinte ndihma.

Pas tragjedisë, Miah u transportua në spital dhe u lirua menjëherë pas kësaj. Ana e majtë e vajzës, nga qafa në shpinë, është dëmtuar nga copa të vogla plumbi, ndërsa nga të shtënat i janë djegur flokët. Të martën (ditën kur ndodhi masakra), 11-vjeçarja ka kaluar natën e frikësuar, duke i thënë babait të merrte armën se burri “do vinte për t’i marrë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës

18:31 / November 7, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë/ Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë

16:04 / November 7, 2026

Militantët e PD distancohen nga protestuesit pas përplasjes, ndahen në grupe me Nokën e Balliun

15:55 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.