Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Refuzuan të luftonin në Ukrainë, shkarkohen mbi 100 ushtarë të gardës kombëtare ruse

16:35 / May 27, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6y
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 100 ushtarë kombëtare ruse janë shkarkuar nga puna, pasi nuk pranuan të luftonin kundër Ukrainës.

Pushimi i tyre nga detyra doli në dritë pasi një gjykatë lokale ruse hodhi poshtë padinë e tyre kolektive që kundërshtoi shkarkimin.

Sipas vendimit të gjykatës, padia u rrëzua, pasi gjyqtari përcaktoi se ushtarët ishin shkarkuar me të drejtë për “refuzimin e kryerjes së një detyre zyrtare” për të luftuar në Ukrainë.

Që nga pushtimi i Moskës në Ukrainën fqinje, ushtria e saj thuhet se është rrënuar nga morali i dobët, me raporte të ushtarëve që pretendojnë se nuk e dinin se do të shkonin në luftë derisa kaluan në Ukrainë.

Andrei Sabinin, avokati që përfaqësonte 115 ushtarët, tha se vendimi i gjykatës ishte ” i shpejtë” duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes.

Rusia krijoi Rosgvardia, një forcë e militarizuar e ndarë nga ushtria, në vitin 2016 për të luftuar terrorizmin dhe për të ruajtur rendin publik. Që nga fillimi i saj, anëtarët e Rosgvardia, e cila shpesh përmendet si “ushtria private” e Vladimir Putin, janë përfshirë kryesisht në shtypjen e protestave paqësore antiqeveritare.

Lufte roje rusi shkarkim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.