Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Britania “pushtohet” nga kaosi, qindra fluturime të anuluara drejt Evropës

16:37 / May 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroporti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania po përballet me vonesa të pashpjegueshme ndaj familjarëve dhe pushuesve për të dalë nga vendi. Mungesa e stafit ka krijuar radhë të gjata pritjeje në aeroportet dhe portet e vendit.

Linja ajrore easyJet ishte nga më të prekurat me qindra fluturime të anulluara teksa argumentonte se ‘nuk po punësonte dot staf të mjaftueshëm prej rregullave strikte të tregut të punës” apo prej faktit se “kishte më shumë vende pune sesa punë-kërkues”, sipas të përditshmes Daily Mail.

Për të përkeqësuar problemet shërbeu dhe një bllokim elektronik i rrjetit të kompanisë easyJet që bëri të anulloheshin sot 14 fluturime nga aeroporti Gatwick në Londër, pas rreth 200 fluturime të anuluara ditët e shkuara.

Gjithashtu planet e tifozëve anglezë të Liverpool për të ndjekur finalen e Champions League të shtunën në Paris kundër Real Madrid, kanë marrë një goditje pas kaosit të fluturimeve dhe anullimet e nisjeve nga aeroportet e Manchester e Bristol.

Pasagjerë të tjerë të prekur nga shtyrjet e vonesat ishin ata nga kryeqyteti i Irlandës së Veriut drejt Korfuzit dhe Dalaman për pushimet e hershme të verës.

Radhë të gjata ka pasur në aeroportet e Luton e Heathrow në Londër, teksa grupi industrial Unite tha se problemet mund të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit prej “mungesës së stafit”.

Në lidhje me vonesat grupi i trageteve P&O Ferries tha se udhëtarët duhet të llogarisin deri në 2.5 orë për kalimin e kontrolleve të sigurisë, dhe nëse humbasin tragetin “do të jeni të parët në listë për mjetin e radhës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026

Çitaku: E tërheqim që nesër kërkesën në Kushtetuese, nëse VV-ja e voton ligjin

20:49 / September 21, 2026

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.