Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lufta në Ukrainë, ekspertët ushtarakë analizojnë strategjinë e re ruse…

09:33 / May 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konflikti rusi ukraine lufta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fillim të sulmit, zyrtarët rusë thonin se qëllimi i luftës në Ukrainë ishte çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Oleksii Kovalenko, strategjia e Rusisë në Ukrainë deri tani ka rezultuar e dështuar. Në ditët e para të sulmit të Rusisë në Ukrainë, analistët perëndimorë parashikonin se ushtria ruse do të merrte me shpejtësi kontrollin e Ukrainës dhe të kryeqytetit të saj, Kievit.

Tre muaj më vonë, është e qartë se ushtria ruse ka shkaktuar dëme të mëdha. “Ata kanë kapur territore duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme për ekonominë ukrainase. Ata po bllokojnë edhe eksportin e grurit”, thotë Ben Hodges, gjeneral në pension. Megjithatë, ekspertët ushtarakë perëndimorë thonë se fushata ruse ka qenë e dështuar.

“Ata dështuan në çdo synim. Ministria e Mbrojtjes është ekspozuar si një institucion i korruptuar. Ushtarët e tyre janë vrasës, që përdorin armët pa dallim, edhe ndaj civilëve”, thotë zoti Hodges. Ish-komandant i ushtrisë amerikane në Evropë thotë se Rusia e kishte nënvlerësuar gatishmërinë e popullit ukrainas për të luftuar.

“Lufta është një test logjistik. Është e qartë se ushtarët dhe populli ukrainas ka moral të lartë, sepse ata po luftojnë për shtëpitë dhe familjet e tyre. Ndërsa Rusia është agresori pushtues. Ushtarët rusë po përdoren sepse udhëheqësit e tyre nuk kujdesen për ta”, thotë ai. Rezistenca e ukrainasve detyroi rusët të ndryshojnë strategjinë fillestare të pushtimit të shpejtë, në një operacion më të ngadaltë, më vdekjeprurës dhe që shkakton më shumë dëme.

“Ata po mundohen të grumbullojnë një numër shumë të madh forcash. Ata thjesht po zvarriten në mënyrë të ngadaltë, joefikase dhe shkatërrimtare në territorin ukrainas, duke shkatërruar gjithçka.

“Ata dështuan në çdo synim. Ministria e Mbrojtjes është ekspozuar si një institucion i korruptuar. Ushtarët e tyre janë vrasës, që përdorin armët pa dallim, edhe ndaj civilëve”, thotë zoti Hodges

“Ata po mundohen të grumbullojnë një numër shumë të madh forcash. Ata thjesht po zvarriten në mënyrë të ngadaltë, joefikase dhe shkatërrimtare në territorin ukrainas, duke shkatërruar gjithçka. 

Strategjia e re e Kremlinit kërkon angazhim afatgjatë të aleatëve perëndimorë për të vazhduar sanksionet kundër Rusisë dhe për të ofruar ndihmë materiale dhe logjistike për Ukrainën. “

“Në fund të gushtit dhe pjesën e parë të shtatorit, forcat ruse do të dështojnë. Deri atëherë shpresojmë që Ukraina të ketë mjaftueshëm aftësi sulmuese për të nisur një kundërsulm, që rusët të largohen aty ku ishin të paktën më 23 shkurt. Mendoj se kjo do të ndodhë në shtator”,

Por rindërtimi i Ukrainës është një sfidë e madhe me të cilën vendi duhet të përballet. Banka Botërore thotë se lufta ka shkaktuar dëme në vlerë prej mbi 60 miliardë dollarësh, në ndërtesat dhe infrastrukturën e vendit, ndërsa ka zhvendosur më shumë se 12 milionë njerëz.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë/ ‘Liria ka emër’, mijëra qytetarë sërish në protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

22:57 / September 21, 2026

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.