Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 Paloka harron mikrofonin ndezur, shpërthen ndaj demokratëve: I pashë , për të zezë të vet e kanë

12:39 / May 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6291f74775651
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD janë treguar të paduruar për t’u çuar nga karriget menjëherë pas fjalës së kryetarit Sali Berisha. Kryetari i këshillit Edi Paloka mori fjalën për të lexuar emrat e listës së kandidatëve që do votohen për në Kryesinë e PD, ‘i dha leje’ Berishës që donte të largohej.

Menjëherë pas tij shumë anëtarë janë çuar dhe i janë drejtuar dhomës ku do të votohej. Kjo ka bërë që Paloka t’u tërheqë vëmendjen. 

Edi Paloka: Ju lutem pak qetësi sepse e di kur ka kaq shumë njerëz edhe durimi humbet kollaj por fletën e votimit që të jemi të qartë do të jenë të ndara zonja nga zotërinjtë.

Zhurma vazhdon …

Edi Paloka (flet më zë më të lartë që të dëgjohet): Faleminderit edhe për interesimin e minuta të fundit, ju uroj suksese të gjithëve. (Ngrihen në këmbë pa mbaruar fjalën).

Dëgjohet një prej organizatorëve në sfond: Kush u çua o vëlla

Paloka: I pashë, i pashë të gjithë.

Organizatori: I fiksove?

Paloka: I pashë kush lëvizi, e pashë që po donin të çoheshin

Organizatori: Ata s’kanë marrë vesh të asgjë

Paloka: Po të mos marrin, vetes vet ia bëjnë. Po jo se e kanë në fletë të sqaruar. Është fleta shumë i qartë

Organizatore: Se si më erdhi, të vija t’i bërtisja këtu njëherë.

Paloka sërish: Të gjithë ata që bënë zhurmë i pashë. Për të zezë të vet e kanë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake

21:28 / October 8, 2026

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse

20:26 / October 8, 2026

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.