Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tabaku publikon foton e fëmijëve: Vendosëm të dilnim për pazar. Kriza është ulur këmbëkryq

11:37 / May 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 05 29 at 10.41.11 AM 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka publikuar një foto të fëmijëve teksa shkruan se kanë dalë për Pazar së bashku dhe bën një konstatim të gjendjes së tregut dhe asaj që po ndodh me ekonominë e shqiptarëve.

Tabaku shkruan se kriza është ulur këmbëkryq ndërsa qeveria vazhdon të krenohet duke iu ofruar shqiptarëve lugën bosh!

Sipas saj, në fillim të sezonit kur dhe pritej që të korrnin mundin e tyre fermerët po korrin humbjet ndërsa qytetarët çmimet e larta dhe se arsyet e rritjes së çmimeve lidhenme politikat fiskale të qeverisë.

POSTIMI I PLOTË

📍📍📍Si çdo javë vendosëm të dilnim për Pazar së bashku.

Në mes të një krize që po merr në qafë e po varfëron shqiptarët përditë e më shumë, kriza është ulur këmbëkryq ndërsa qeveria vazhdon të krenohet duke iu ofruar shqiptarëve lugën bosh!

Që nga shkurti i këtij viti një sajesë e çuditshme alla komuniste ka marrë formë në Shqipëri, bordet e çmimeve që përcaktojnë çmimet dhe tregun në vend.

Megjithëse pretendojnë se janë krijuar për të shndërruar jetesën më të lirë, këto borde vetëm sa po zyrtarizojnë çmimet e kripura.

Arsyet e rritjes së çmimeve lidhet me politikat fiskale të qeverisë. Kur ne te gjithë botën po rriteshin çmimet në Shqipëri rriten edhe taksat.

Fermerëve iu është rritur TVSH për inputet ndërsa janë ulur dhe subvencionimet.

Në fillim të sezonit kur dhe pritej që të korrnin mundin e tyre fermerët po korrin humbjet ndërsa qytetarët çmimet e larta.

Sot mbi 250 000 fermerë që jetojnë me turizmin janë duke përjetuar krizën më te lartë prej rritjes së çmimit të inputeve dhe kostove.

Siç edhe është shumë e qartë për këdo që pazarin del ta bëjë vetë çmimet e produkteve po shtrenjtohen përditë, kush më shumë e kush më pak, rritja e çmimit të domates, vezës janë rritur nga dy apo tre herë gjatë kësaj kohe.

Të ardhurat e shqiptarëve vazhdojnë mbeten të njëjtat, në mos inflacioni që me gjasë është më lartë se sa 5-6% sa thotë qeveria ka zhdukur nga xhepat e shqiptarëve mijëra lekë.

Shqetësuese të mendosh që jemi një vend ku shoqëria dhe shtresa e mesme po firon dita ditës.

Ndërsa shoh çmimet e produkteve që rriten me një progresion të frikshëm gjeometrik me po të njëjtin progresion që rritet numri i shqiptarëve jashtë vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Tabaku për lejen e ndërtimit te parku Tajvan/ Pa garë, pa konkurs e pa procedurë

20:39 / October 5, 2026

Agron Malaj në Kuvend: Banorët e Klosit, Xibrit dhe Martaneshit kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

19:51 / October 5, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.