Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gratë afgane protesta në Kabul kundër kufizimeve nga talebanët: Rihapni shkollat!

12:14 / May 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grate afgane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke brohoritur “bukë, punë, liri”, dhjetëra gra protestuan në kryeqytetin afgan, Kabul, më 29 maj kundër kufizimeve të ashpra ndaj të drejtave të tyre që talibanët kanë vendosur.

Qëkur u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, talebanët kanë kufizuar të drejtat e grave. Në shumicën e qyteteve në Afganistan, vajzat mund të shkojnë në shkollë deri në klasën e gjashtë. Në mars, talebanët urdhëruan mbylljen e shkollave të mesme për vajzat.

“Edukimi është e drejta ime! Rihapni shkollat!”, brohoritën protestueset, shumica prej të cilave kishin vendosur shami për të mbuluar të gjithë fytyrën.

Protestueset u mblodhën para Ministrisë së Edukimit. Ato marshuan disa qindra metra para se të përfundonin protestën e tyre, teksa autoritetet vendosën në rrugë luftëtarët talibanë, raportoi AFP.

“Ne dëshironim që të lexonim një deklaratë, por talebanët nuk na lejuan”, tha Zholia Parsi, e cila doli që të protestonte.

“Ata na morën telefonat dhe po ashtu na ndaluan që të bënim fotografi dhe video të protestës sonë”, tha ajo për AFP.

Qëkur morën pushtetin, pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga Afganistani, talebanët janë zotuar se do të sundojnë ndryshe nga regjimi brutal në vitet ’90, kur gratë u mbyllën në shtëpitë e tyre, argëtimi u ndalua në mbarë vendin dhe u aplikuan ndëshkime të ashpra, përfshirë edhe ekzekutimet publike.

Por, këto premtime po merren me skepticizëm nga shumë afganë dhe qeveri në mbarë botën, përfshirë ato në Azinë Qendrore. Kjo për faktin se gratë janë detyruar që të largohen nga disa punë qeveritare dhe janë ndaluar që të udhëtojnë të vetme.

Gjatë këtij muaji, lideri suprem i Afganistanit dhe shefi i talebanëve, Hibatullah Akhundzada, urdhëroi gratë që të mbulohen kur janë në publik, përfshirë edhe fytyrën e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës

18:31 / November 7, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë/ Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë

16:04 / November 7, 2026

Militantët e PD distancohen nga protestuesit pas përplasjes, ndahen në grupe me Nokën e Balliun

15:55 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.