Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Stilistja e famshme italiane Elisabetta Franchi viziton Tiranën

17:49 / May 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim stilisten italiane Elisabetta Franchin, një emër  i madh i modës, jo vetëm në vendin fqinj, por në mbarë botën, të cilës i dhuroi edhe “Kullën e Sahatit”.

“Është një kënaqësi e veçantë që pritëm Elisabetta Franchin, një emër shumë i madh i modës. Ne flasim shumë për pushtetin, për fuqitë e mëdha, por ka edhe nga ato fuqi që janë ‘fuqi e butë’, e atyre që prodhojnë modë, që prodhojnë kulturë, art, ushqim te mire. Italia është padyshim numri një i kësaj fuqie. Sepse mënyra sesi impakton botën me të bukurën, me të mirën, me estetikën, është gjithashtu një fuqi që lë pershtypje në botë, dhe magnetizon kulturat e tjera”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se është fat që të kesh fqinje të mirë, që “injektojnë” art e kulturë dhe jo luftë.

“Është shumë e rëndësishme kush janë fqinjët e tu. Ti mund të kesh një fqinj që do të të pushtojë dhe të të sundojë, ose mund të kesh një fqinj që të impakton me të bukurën, me estetikën, me artin, me kulturën, me shijen, dhe të kultivon të gjitha gjërat që vlerësojmë në jetë. Besoj se prania e Elisabetta Franchit në Tiranë është ekzaktësisht një injektim i kësaj fuqisë së butë. E bukura ka fuqi për ta transformuar një qytet, apo një vend”, përfundoi Veliaj.

Stilistja Elisabetta Franchi tha se është e lumtur që ndodhet në Tiranë, ku tha se ka një ngjashmëri të madhe me vendin e saj, Italinë.

“Gjeta këtu njerëz karakterialisht të ngjashëm, pasi ju ngjani shumë me ne italianët. Keni shpirt dhe buzëqeshje të bukur. Tirana është shumë e bukur. Klima është fantastike”, nënvizoi ikona e modës. 

elisabetta franchi Erion Veliaj Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, policia kontrolle në sheshin ‘Skenderbej’

10:21 / October 19, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, i kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, dyshohet se do ua shiste protestuesve

10:19 / October 16, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.