Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ukraina: Rusia po përpiqet të forcojë pozicionet rreth qytetit lindor të Limanit

17:55 / May 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria ukrainase tha të dielën se forcat ruse po përpiqen të forcojnë pozicionet e tyre rreth qytetit lindor të Limanit. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase tha gjithashtu se Rusia kishte nisur një ofensivë të shtunën në mbrëma në rajonin fqinj të Luhanskut, por shtoi se forcat ruse ishin zmbrapsur.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun tha sot se forcat ruse po forcojnë pozicionet e tyre në qytetin e Limanit.

“Në Donetsk, armiku po kryen operacione sulmuese, duke përdorur raketat, artilerinë dhe luftën elektronike. Intensiteti i përdorimit të aviacionit operativ-taktik dhe ushtarak është rritur. Në zonën e Limanit Rusia po përforcon njësitë e saj, duke kryer sulme me avion në përpjekje për të vënë nën kontroll zonën e qytetit. Rusia ka sulmuar me artileri qytetin e Severodonetskut, ku luftimet ende po vazhdojnë”, tha ai.

Moska tha të shtunën se kishte marrë nën kontroll qendrën strategjike hekurudhore në rajonin e Donetskut.

Kievi nuk ka bërë komente në lidhje me këtë pretendim të Rusisë.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase tha gjithashtu se Rusia kishte nisur një ofensivë të shtunën mbrëma në Bakhmut, në rajonin fqinj të Luhanskut, por forcat ruse ishin zmbrapsur. Ai shtoi se në radhët e ushtrisë ruse ka patur numër të lartë viktimash, duke pretenduar se civilët nuk po pranoheshin më në spitalet e Krimesë të aneksuar nga Rusia, pasi shtretërit e tyre nevojiten për ushtarët e plagosur rusë.

Ndërkohë, një zyrtar rus i mbrojtjes tha të dielën se trupat ruse kishin shkatërruar një depo “të rëndësishme” municioni të forcave ukrainase në qytetin lindor të Krivi Rihit.

Në një konferencë të rregullt për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se raketat ruse kishin goditur një depo “brenda një zone industriale” të qytetit që ndodhet në rajonin lindor të Ukrainës.

Shërbimet ukrainase të urgjencës konfirmuan të dielën se “një fabrikë industriale” në Krivi Rih ishte djegur pasi u godit nga dy raketa ruse, duke pësuar “dëme të konsiderueshme”.

Një zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave tha në një konferencë shtypi të dielën se nuk kishte patur viktima, por nuk tha nëse uzina e goditur ishte një objektiv ushtarak./ Voa

rusi ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.