Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden viziton Uvalden pas sulmit me armë në një shkollë fillore

21:31 / May 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden ngushëlluan të dielën familjet e viktimave, në një qytet të mbërthyer nga pikëllimi dhe zemërimi pas ngjarjes së përgjakshme gjatë së cilës u vranë 19 nxënës dhe dy mësues.

Kjo është hera e dytë brenda muajit që presidenti viziton një qytet që është goditur nga dhuna në armë. Në fillim të këtij muaji, zoti Biden vizitoi Buffalon, një qytet në Nju Jork, ku një supremacist i bardhë hapi zjarr në një supermarket, duke vrarë 10 afrikano-amerikan.

Jashtë shkollës fillore Robb, Presidenti Biden u ndal tek një memorial me 21 kryqe të bardhë, një për secilin prej viktimave, ndërsa Zonja e Parë vendosi një buqetë me lule të bardha në nderim të tyre.

Pas vizitës tek memoriali, Presidenti mori pjesë në një meshë për nder të viktimave që u mbajt në Kishën Katolike Zemra e Shenjtë. Pranë kishës, një mësues mbante një pankartë ku shkruhej: “Zoti President, faleminderit që erdhët. Unë jam një mësues”.

Autoritetet po vijojnë me hetimet lidhur me reagimin e policisë ndaj ngjarjes, kryesisht për të hedhur dritë mbi kohën që iu desh policisë për t’u përballur me personin e armatosur, 18-vjeçarin Salvador Ramos.

Ky i fundit, qëndroi në shkollë për rreth një orë përpara se të vritej nga policia.

Dhjetëvjeçari Samuel Salinas, tha se Salvador Ramos kishte hyrë në klasën e tij dhe u kishte thënë atyre se: “të gjithë do të vdisni”, e më pas kishte nisur të qëllonte, sikurse tha si për rrjetin televiziv “ABC News”.

Një tjetër nxënës, Daniel, tha për gazetën “The Washington Post”, se ai ndodhej në një klasë tjetër, jo shumë larg autorit të sulmit. Daniel tha se mësuesi, u kishte shpëtuar jetën, duke mbyllur me shpejtësi derën e fikur dritat.

biden shkollen viziton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026

Çitaku: E tërheqim që nesër kërkesën në Kushtetuese, nëse VV-ja e voton ligjin

20:49 / September 21, 2026

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.