Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish -ministri Bushati kujton 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s për çlirimin e Kosovës

11:42 / March 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka kujtuar sot 20 vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, një situatë që çoi në çlirimin e Kosovës.

“20 vjet më parë, #NATO nisi fushatën e sulmeve ajrore për të shpëtuar Kosovën nga spastrimi etnik i orkestruar nga forcat serbe, pas dështimit të bisedimeve të paqes në #Rambouillet.

24 Mars 1999 do të mbetet i pashlyer në memorien tonë kolektive pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri, duke hapur rrugën për krijimin e Kosovës shtet. Krijimi i Kosovës shtet ishte gjithashtu produkt i mirëfilltë i një rendi ndërkombëtar liberal që mbështetet tek të drejtat e njeriut dhe respekti ndaj pakicave.

Shumë diskutime u bënë në qarqet më të specializuara ndërkombëtare rreth arsyeve të kësaj ndërhyrje e cila në thelb ishte humanitare. Rreth legjitimitetit të kësaj ndërhyrje në kushtet kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së ishte i bllokuar.

Sot, disa e konsiderojnë rendin ndërkombëtar liberal si amalgamë e mjegullt idealiste. Të tjerë kanë

humbur besimin tek efektiviteti i instrumentëve të tij. Mirëpo ndërhyrja e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye edhe më të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia duke mos mbetur peng i saj. #WeAreNATO” shkruan ish-ministri Bushati.

  • Bushati 2
  • Bushati 1

Kosova nato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.