Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Xhaferaj akuza Peleshit për administrimin e pronave të MM. Përgjigjet ministri: Dhënia me qira nuk është mëkat…

12:05 / May 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhape
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është përgjigjur në një interpelancë me deputetin demoknrat Ferdinand Xhaferraj ditën e sotme në Kuvend në lidhje me privatizimin e pronave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Xhaferraj pyeti Peleshin për shkeljet ligjore në administrimin e pronave në vitin 2014 dhe cilat kanë qenë përgjegjësitë e personave që kanë shkelur ligjin.

“Cili është statusi i pronës së ish vend dislokimit të bazës ajrore në Kuçovë, Berat? A vijon të jetë në planin e vendosjes prona në Shëngjin Lezhë? A është ndjekur nga procedura për dhënien me qira të bazës detare në Sarandë? A ka pasur Ministria e Mbrojtjes shkelje ligjore në administrimin e pronave në vitin 2014 dhe cilat kanë qenë përgjegjësitë e personave që kanë shkelur ligjin? Kam kërkuar këtë interpelancë me Niko Peleshin për të dhënë shpjegime dhe informacione”, tha Xhaferaj.

Peleshi u shpreh se janë krenarë që baza e Kuçovës është kthyer në bazë të NATO-s ndërsa shtoi se e gjithë interpelanca e thirrur nga Xhaferaj është spekulative. Ai u shpreh se dhënia me qira e pronave te investitorët nuk është mëkat por përdorim me efiçencë i tyre.

“Sot që e kemi këtë bazë jemi krenarë. Po e bëjmë tani realitet. Ne nuk i vëmë shumë mbiemra politikë këtyre zhvillimeve sepse kanë lidhje me sigurinë tonë kombëtare. Thatë mungesë transparence por nuk e thatë pse. E gjithë interpelanca është spekulative. Nuk keni të drejtë të thoni që nuk ka transparencë. FA trashëgojnë asete të një ushtrie të para vitit 90. Realiteti ka ndryshuar por nuk është kollaj të ndryshojë me pronat e ushtrisë. Sot që flasim kemi 1372 prona në emër të FA. Një pjesë e tyre janë vënë në dispozicion të zhvillimit. Sepse nuk janë në mundësitë tona për t’u përhapur në një numër të tillë pronash. Jemi në një kohë tjetër. Jemi pjesë e NATO-s.

Na duhet që këtë numër të madh pronash ta vënë më efiecencë jo ta vëmë thjesht në vëzhgim. Çështja e dhënies së pronave në përdorim të investitorëve nuk është mëkat por detyrë që na e cakton ligji. Nuk kam dhënë asnjë pronë me qira nuk kam dhënë autorizim për privatësinë e asnjë prone. Por nuk mburrem me këtë. Sepse një ministër mbrojtje do të thotë kur i vë në funksion sa më mirë pronat. Të gjitha pronat që kanë qenë në planin e përhapjes janë në planin e përhapjes.

Thatë që ligji për kthimin e pronave e ndalon kthimin e pronave brenda planit të përhapjes. Ky është thelbi i problemit. Po e them në kohën kur qeveriste një parti tjetër janë bërë kthime pronash me vendim gjykate në bazat tona detare. Kjo lidhet me një nga pyetjet tuaja në bazën e Shëngjinit. Në vitin 2009 është regjistruar brenda planit të përhapjes pikërisht ajo zonë për të cilën ju flisni”, deklaroi Peleshi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.