Shpërndarja e videove të nuses nga Librazhdi që u kap mat me të dashurin në shtratin martesor nga familjarët e bashkëshortit kanë shkaktuar një debat të madh në shoqëri me argumente pro dhe kundër këtij veprimi.
Debati është i fokusuar në aspektin moral dhe atë ligjor. Aspekti moral i përket vetëm asaj dhe bashkëshortit, ndërkohë që kur vjen puna te ai ligjor, ngjarja merr përmasa të tjera.
Kjo, për faktin se përveç se u dhunua fizikisht nga familjarët e bashkëshortit, e reja u filmua dhe pamjet iu nxorën në rrjetet sociale. Gjatë një interviste për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, vjehrra e të resë u shpreh se në fakt nuk i kishin publikuar ata videot e nuses së djalit me të dashurin në shtrat.
Ajo tha se nuk ia kanë dhënë askujt ato pamje të filmuara nga djali i saj i vogël.
Nga ana tjetër, abcnews.al mëson se pasi njoftuan familjarët e vajzës për tradhtinë e saj si edhe të birin, vjehrri dhe vjehrra e nuses nga fshati Togëz i Librazhdit kanë njoftuar edhe policinë. Mësohet se ata kanë dorëzuar edhe pamjet në polici, nga ku dyshohet se kanë dalë edhe pamjet që tronditën opinionin publik shqiptar.
Problematike është fakti se ato pamje janë duke u shpërndarë nëpër whats app të pacensuruara ku duken qartë fytyrat e të rinjve, por edhe dhuna e familjarëve të nuses ndaj saj dhe të dashurit.
