Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga vrasjet me pagesë te eliminimi i grupeve rivale, 12 të penduar bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë

19:39 / May 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1640083551 arrestimiishministritlefterkokaspaknjoftimzyrtarteshpallurnekerkimbiznesmeniklodianzotodhestelagugalli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një sallë gjykate që duket se sapo ka hapur serialin e të penduarve të SPAK-ut, Euglen Halili rrethohet nga policë të maskuar që e mbulojnë me trup.

Detyra e tyre është t’i garantojnë moment pas momenti jo vetëm jetën, por edhe që fytyra e tij të mos shfaqet askund. Pasi u zbulua nga një gjurmë AND-je, Halili i tregoi SPAK-ut se si u përfshi në vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe të Regis Runajt të kerkuara nga i arrestuari Erjon Alibeaj, të cilit më herët i ishte vrarë i vëllai.

I riu nga Gjinari thotë se u pajtua nën ndërmjetësimin e të akuzuarit Xhuliano Hoxha me premtimin se do të fitonte shumë para, ndaj dhe ai nisi gjurmimin e viktimave. Për Ramazanin, ai e ndoqi ditë mbas dite dhe e priti kur viktima bënte palestër, kurse per Runajt ishte marrë porosia që ai të qëllohej brutalisht me thikë siç edhe u masakrua.

Duke ndjekur gjurmët e italianëve që nisën goditjen e organizatave mafioze përmes rrëfimeve të të penduarve, sot në Shqipëri numërohen 12 të penduar që kanë deklaruar krime nga më monstruozet, porosi droge dhe eliminime grupesh. Por ndërkohë, ndonëse po përpiqet SPAK nuk po ia del të bëjë të penduar persona të lidhur me të korruptuar të nivelit të lartë , pavarësisht aksioneve në fushën e tenderave dhe koncensioneve.

Duke nisur nga të penduar si Aurel Lazaj që dërgoi në burg kapo të drogës, Ervis Bardhi që foli për grupin e Çapajve, Ernejt Shyti që rrëfeu vrasjen e Behar Sofisë apo Luftar Reçi, lista e të mbrojturve nga shteti pas fjalës së tyre është e gjatë, mbasi aty përfshihen edhe të afërmit e tyre. Të tjerë në burg si Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj po zbërthejnë çështje të krimit të organizuar nga jugu në veri, ashtu si dhe një i dënuar tjetër që siç raporton TCh, u është dorëzuar ftesa për pendesë dhe rrëfim mbi dy krimet më të bujshme në Shqipëri.

Dy prokurorët e SPAK kanë larguar familjet drejt Italisë të pesë të penduarve që gjenden në Itali dhe që zbërthyen çështje të kultivimit të drogës.

Bëhet me dije se janë larguar për t’u mbrojtur jashtë Shqiperise, të afërm të të penduarve Ferhat Ajdini, Fiqiret Seferi, Donial Drolli, Mariglen Shusha dhe Elton Hamza.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Moti i keq/ Rënie gurësh në aksin Skuraj-Ulëz, probleme për qarkullimin e automjeteve

09:09 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake

21:28 / October 8, 2026

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse

20:26 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.