Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Strakosha kujton ndeshjen Shqipëri-Greqi, dyshimet e shqiptarëve për shitjen e ndeshjes

20:40 / May 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
STRAKOSHA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish- guardian kuqezi luajti plot 73 ndeshje me Kombëtarën duke lënë gjurmë në portën shqiptare. Ndërsa karrierën në Shqipëri e filloi me Dinamon në vitet ’90. Ndërsa më pas kaloi një karrierë të pasur në Greqi deri në vitin 2005, kur e mbylli me futbollin e luajtur.

Strakosha është pyetur nga gazetarët grek për ndeshjen e 4 shtatorit të vitit 2004, kur Shqipëria mundi Greqinë me rezultatin 2-1 në Tiranë. Ish- portieri ka treguar se ka patur shumë presion nga ajo ndeshje për shkak të aludimeve të shumta.

“Dua t’i fshi momentet që nuk i dua në mendje dhe të mbaj ato të mirat. Për mua, këto lojëra kanë qenë gjithmonë më të vështirat. Është një gjë të luash futboll dhe gjë tjetër të bëjnë të ndjehesh keq nga të dyja anët. Në fjalë të tjera, kishte dyshime nga këtu dhe atje. Ata thonin “e shitur, do ja lejë ndeshjen Greqisë”.

Ishte stres i madh për mua. Duke filluar nga ne futbollistët te tifozët, është një rrugë, në të cilën përfshihen gazetarët, të cilët, varet nga karakteri i tyre, krijojnë vlerat e futbollit dhe suksesin apo dështimin. Në çdo vend ka të mirë dhe këqinj.

A ja dha Rehagel trofeun e madh Greqisë? Nëse në vend të Portugalisë në 2004-ën, ishte Gjermania dhe Greqia do e mposhte, gjermanët do e “masakronin” Rehagel sepse ishte duke luajtur kundër vendit të tij? Sepse ne ballkanasit jemi xheloz për të mirën që shohim në vendet me futboll të zhvilluar, dhe unë mendoj se për të arritur dhe ne këtë gjë, duhet të punojmë.

Kjo është, të bëhemi të mirë në zemër dhe mendje. Kam kaluar nëpërmjet viteve të vështira. Falenderoj prindërit, të cilët më rritën. Nuk ishte faji im. Shqipëria më dha mundësinë të njihem në futboll. Më dha mundësinë për një të nesërme më të mirë, duhet ta nderoja fanelën që vishja”, u shpreh ndër të tjera Strakosha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.