Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

E qëlluan me breshëri plumbash pranë shtëpisë, vdes reperi indian

22:29 / May 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
siddhu moosevala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Punjab të Indisë, ku një reper u qëllua pranë shtëpisë së tij nga persona të paidentifikuar. Reperi 28-vjeçar prej disa kohësh po ndiqte rrugën e politikës, por çdo gjë përfundoi me sulmin që iu bë.

Sidhu Moose Wala ose siç njihet edhe me emrin e vërtetë Shubhdeep Singh Sidhu, u dërgua në spital i plagosur dhe më pas u dha edhe lajmi i vdekjes.

Sipas CNN, shefi i policisë Viresh Kumar Bhawra ka deklaruar se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja, të cilat i përkisnin tre armëve të ndryshme.

Sipas policisë ky sulm mund  të jetë bërë nga një anëtar bande nga Kanadaja që dyshohet se mori përgjegjësinë për vdekjen e Moose Wala. Por grupet politike kanë fajësuar Partinë Aam Aadmi (AAP) në pushtet të Punjabit për lejimin e vrasjes.

Moose Wala u largua nga shtëpia e tij në një makinë me dy persona të tjerë rreth orës 16:30. Rreth një orë më vonë, dy makina iu afruan automjetit nga përpara dhe hapën zjarr, ka deklaruar Bhawra.

Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes, të cilët deri më tani mbeten të paidentifikuar.

Reperi u bë i famshëm pasi publikoi këngën e tij të parë në 2017. Ai kishte rreth tetë milionë ndjekës në Instagram dhe videot muzikore kanë grumbulluar miliona shikime në YouTube. Lidhur me lajmin për vdekjen e tij ka reaguar edhe reperi Drake duke shpërndarë një foto të tij në Instagram me mbishkrimin “RIP Moose”. Ai u fut në politikë në vitin 2021 dhe iu bashkua partisë së Kongresit Kombëtar Indian, duke konkurruar në zgjedhjet legjislative të Punjabit në shkurt, por u mund nga rivali AAP.

indian plumba reper
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.