Është sulmuar gjatë natës me armë zjarri një agjenci funerale në Kamëz. Burime nga policia raportojnë se agjencia funerale është në pronësi të shtetases Emiriana Muka. Muka është marrë marrë në pyetje nga policia, për të zbuluar nëse ka pasur konflikte të mëparshme apo dyshime për autorin.
Sipas burimeve zyrtare, nga policia ngjarja ka ndodhur në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, ku dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases Emiriana Muka, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
