Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Nishanit, Blinken vlerësim për kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

09:03 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 64
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Blinken thotë se SHBA ndan dhimbjen me popullin shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.

“Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri,” shton Sekretari amerikan i Shtetit, “do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.”

BLINKEN NË TWITTER

“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.”

We share in the sorrow of the Albanian people on the passing of former President Bujar Nishani. His contributions to U.S.-Albanian relations and our enduring partnership will leave a lasting legacy. https://t.co/VLF4AKQeBp

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 30, 2022

Kujtojmë se trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri ditën e sotme. Ish-kryetari i shtetit ndërroi jetë të shtunën e 28 majit në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar prej një muaji.

Nishanit do t’i kryhen të gjitha nderimet e fundit në një ceremoni shtetërore. Ai ishte presidenti i 6-të i Shqipërisë post-komuniste.

Nishani po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte komplikacione të post-covid. Ish-presidenti u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës pulmonare të theksuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë/ ‘Liria ka emër’, mijëra qytetarë sërish në protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

22:57 / September 21, 2026

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.