Situata e krijuar në vendin tonë ka marrë edhe vëmendjen e televizionit italian “TG2”, të cilët kanë bërë edhe një reportazh të shkurtër në vendin tonë. Pjesë e rubrikës “Dossier” në Rai, reportazhi i gazetarit Leonardo Zelino zgjat 47 minuta dhe mban titullin “Shqipëria rajoni 21-të i Italisë”.
Reportazhi fillon me me Iglin nga Shijaku, i cili tregon një kallash, ndërsa thotë: Ky është një kallashnikov. E shesim këtu 150 euro, i sheshim dhe në Itali 550 euro. I ccojmë me peshkarexha në Itali apo me gomone. I përdorim për të mbrojtur mallin, për të rrëmbyer, për shumë gjëra edhe për të vrarë njerëz nëse është nevoja. Ai i tregon më pas gazetariot edhe një sasi droge, 10 kilogramë të cilën thotë se e mbanë në shtëpi në mënyrë që klientët ta provojnë mallin përpara se t’i dërgojë në magazinë për t’i dhënë sasinë që duan.
Reportazhi vijon më pas me një histori të shkurtër të Shqipërisë, vendit të shqiponjave që pas rënies së regjimit komunizmit nisi të çonte emigrantë në brigjet italiane përmes Adriatikut, për tu kthyer më në rrugë trafiqesh, që nis me cigaret dhe vazhdon me trafikun e drogës.
“Nëse kontrabanda mori një goditje të fortë në vitet 2000, trafiku i drogës nuk është ndalur asnjëherë madje Adriatiku është bërë autostrada e trafikantëve. Sipas raportit të Europol 2017, Shqipëria është laboratori kryesor për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Për kontinentin e vjetër ajo është një lloj Kolumbie e drogës”, thuhet në reportazhin e Rai2.
Më pas, në reportazhin e realizuar përmendet edhe operacioni i ndërhyrjes në Lazarat, për të cilin thuhet se ndonëse e liroi vendin ën jug të Shqipërisë nga kultivimi i drogës, bëri që ai të përhapej në të gjithë vendin. Ndërsa është marrë në intervistë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili shprehet se shifrat e vitit 2018 janë më të mirat të arritura ën 30 vitet e fundit.
Më pas në reportazh flet drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi Veliu sipas të cilit shifrat e 2018-ës janë më të mirat e 30 viteve të fundit. Veliu thotë se janë gjetur vetëm pak plantacione ndërsa janë bërë qindra orë fluturime së bashku me GDF.
Më pas flet ish-kryeministri Sali Berisha që hedh poshtë shifrat e kreut të policisë. “Importi i bananeve është rritur me 10 fish. Brenda kontenierëve ose ka banane, ose ka diçka tjetër” – thotë Berisha që shton se “nëse plantacionet në fusha të hapura janë pakësuar janë shtuar ato në sera pasi çdo javë tonelata të tëra shkojnë në Itali, ose në Turqi për tu shkëmbyer me heroinë” – thotë Berisha.
Gazetari Leonardo Zelino citon më pas autoritetet policore italiane sipas të cilave grupet kriminale shqiptare kanë hyrë në marrëveshje me kartelet kolumbiane të drogës njëlloj si Ndragheta.
Më pas gazetarët rikthehen në Shikak të cilin e konsiderojnë se “qendrën e Avdulajve” të cilët u goditën pak pas zgjedhjeve të 2017-ës. Dokumentari nxjerr edhe përgjimet e prokurorisë. Igli trafikanti i drogës thotë se me drogë bëhen para dhe me para blihen vota. “A ndodhi kështu në zgjedhjet e fundit? Kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Igli.
Dokumentari flet më pas protestat e opozitës, largimet e ministrave të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj për shkak të problemeve të familjarëve të tyre me drogën.
“I blenë zgjedhjet. Raporti i ministrave teknikë përpara zgjedhjeve të fundit, thonë këtë gjë. Tani ka prova të prokurorisë që këtë e bëri qeveria e Partisë Socialiste. Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe shtet të së drejtës” – thotë Lulzim Basha.
“Rregullat në demokraci janë të qartë. Është sovrani, populli që është ligji, ka një mandat për ta respektuar dhe nuk mund të vihet në diskutim nga minorancë që ka të gjitha të drejtat të diskutojë se çfarë mendon, or nuk ka të drejtë të imponojë asgjë” – i përgjigjet kryeministri Edi Rama.
“Blerja e votës. Po ka ekzistuar ashtu siç ka në Itali, apo në vende të tjera, por që blerja e votës të vendosë zgjedhjet, kjo nuk ekziston” – thotë Rama.
“Janë bërë qindra orë fluturime së bashku me GDF dhe janë gjetur vetëm 600 rrënjë të kultivuara”, shprehet Veliu./Panorama/