Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të udhëtojë në Turqi së bashku me një delegacion ushtarak. Fokus I kësaj vizite do të jetë disktuimi për krijimin e një korridori të mundshëm detar për eksportet ukrainase.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu bëri me dije se po shqyrtohet mundësia për të arritur një marrëveshje për krijimin e korridorit nga Deti i Zi, ndërsa çështjet mes Moskës dhe Kievit nuk kanë asnjë përparim.
Më tej Cavusoglu tha se OKB kishte propozuar formimin e një mekanizmi të përbashkët vëzhgimi.
