Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kreu i ri i shtetit/ Balla: Me rëndësi të kemi një President të ndryshëm nga Ilir Meta

16:17 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 187 770x379 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke folur për mediat mbi zgjedhjen e Presidenti të ri, kryetari i i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se gjëja më e rëndësishme është që kandidati të jetë i ndryshëm nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta.

Ai deklaroi se nuk përjashtohet asnjëra gjini, ndërsa theksoi se Presidenti i ri do të jetë me integritet.

“E thashë në mbledhje, po e ripërsëris, kemi ndjekur një proces tepër korrekt në marrëdhënie me atë që thotë Kushtetuta. Në tre raundet e para nevojitet që Presidenti të zgjidhet me 84 vota, kemi rënë dakord që në raundin e dytë e të tretë të ketë propozim vetëm nga opozita. Ju jeni dëshmitarë që nuk kemi marrë asnjë propozim, tani na takon neve që, siç e kam thënë PS ka organet e veta vendimmarrëse. Natyrshëm që vendimi i PS do të bëhet publik dhe duhet që vendimi i Kryesisë së PS t’i jepet edhe grupit parlamentar, pasi nga ty deputetët do të mbështesin me firma kandidatin për President. Një parti me rregulla bën këtë që po bëjmë ne. Unë dhe dy kolegët e tjerë që jemi ngarkuar me këtë proces do të kemi një informim të PS. Nuk duhen përjashtuar asnjëra prej gjinive, e rëndësishme është të kemi një president që të mishërojë më së miri vlerat e larta të integritetit, i ndryshëm nga Ilir Meta. Dëshira jonë ishte që ta zgjidhnim bashkë me opozitën. I shpreha keqardhjen sot Alibeajt për mospjesëmarrjen në seancën e tretë, që ju ishte dedikuar atyre. Mendoj se nuk i bën nder PD, drejtuar nga Alibeaj, që të kthehet në format e vjetra të bojkotit. Mendoj se bojkoti i ka dhënë disa leksione çdo partie, edhe pse nga bojkoti është dëmtuar PD. Leksionet duhen bërë mësime, duhet të vësh mend”, tha Balla.

balla Ilir Meta presidenti i ri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

10:23 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026

Gjermania dhe Franca prezantojnë sot nismën për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE 

09:59 / June 5, 2026

Humbi jetën në operacionin policor në Maliq, përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

09:29 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.