Kryeparlamentarja Lindita Nikolla po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin.
Ajo u prit nga Presidentja e Bundestagut, me të cilën bisedoi mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor.
Pasi e falenderoi Presidenten Bas për pritjen, Kryetarja Nikolla nënvizoi se Shqipëria dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të shkëlqyer politik.
