Policia Bashkiake njofton të gjithë qytetarët e interesuar, e që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë Bashkiake të Tiranës se, ka nisur faza e aplikimeve dhe plotësimit të dokumentacionit, (për vendet e lira në Policinë Bashkiake), e cila do të zgjasë, deri ne datë 06.06.2022. Për pozicionin Inspektor janë 8 vende të lira, kurse për pozicionin Polic 108 vende të lira.
“Ftojmë të gjithë qytetarët, që plotësojnë kriteret dhe që duan të japin kontributin e tyre, në shërbim të komunitetit dhe të Tiranës Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, të konkurojnë, pët t’u bërë pjesë e këtij Institucioni, duke ju garantuar, një proces tepër transparent dhe ligjor”, thuhet në njoftim.
Për më shumë informacion klikoni linkun https://tirana.al/…/shpallje-per-vende-te-lira-pune…
