Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Biden pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministren e Zelandës së Re

22:54 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka lavdëruar kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, për suksesin e saj në uljen e rasteve të ekstremizmit të brendshëm dhe përdorimit të armëve, teksa lideri amerikan po tenton që të bindë Kongresin që të ashpërsojë ligjet për armët, pas dy të shtënave masive në Texas dhe New York.

Biseda midis Biden dhe Ardern pritej të përqendrohej në çështjet e tregtisë, klimës dhe sigurisë në Indo-Paqësor, por dy liderët përqendruan bisedën e tyre në kontrollin e armëve.

Ardern me sukses ka arritur të vendosë masa për kontrollin e armëve, pasi një sulmues, supermacist i bardhë, vrau 51 besimtarë myslimanë në dy xhami në Zelandën e Re më 2019. Pothuajse një muaj pas sulmit, Parlamenti i këtij shteti votoi për të ndaluar armët gjysmë-automatike të stilit ushtarak.

Biden u tha gazetarëve në nisje të takimit me Ardern se ai do të takohet “me Kongresin për armët, ju premtoj këtë gjë”, por Shtëpia e Bardhë tha se kalimi i legjislacionit të armëve, në Kongresin e ndarë, nuk do të jetë gjë e lehtë.

Kryeministrja e Zelandës së Re ofroi ndihmën e saj për çështjen e ekstremizmit të brendshëm dhe kontrollit të armëve.

“Eksperienca jonë ka treguar se ne na duhet reformë e armëve, por po ashtu treguar në atë që unë e shoh si çështje ndërkombëtare lidhur me ekstremizmin dhe terrorizmin online”, tha Ardern, pas takimit një orësh me Bidenin, duke shtuar se për këto dy tema mund të ketë bashkëpunim.

Biden po ashtu vlerësoi punën që Ardern ka bërë për të ulur përhapjen e ekstremizmit në internet dhe tha se dëshiron që të mësojë më shumë nga Zelanda e Re lidhur me këto dy çështje.

Në javët e fundit, në Uvalde të Teksasit, një person vrau 21 persona, përfshirë 19 nxënës në një shkollë fillore. Ndërkaq, në Bufallo të Nju Jorkut, një sulmues vrau dhjetë afrikano-amerikan në një dyqan ushqimor.

biden shtepia e bardhe zelende e re
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.