Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjykata dënon, por liron nga qelia prokurorin Sali Hasa

08:59 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hasa 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes të njëjtit vendim Gjykata e Posaçme dënoi me burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, por edhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga qelia.

Hasa akuzohej nga SPAK për marrje ryshfeti në këmbim të pushimit të hetimit ndaj një të akuzuari për plagosje. Gjykata e fajësoi Hasën për “korrupsion” dhe e dënoi me 3 vjet burg, dënim që u ul në 2 vjet prej gjykimit të shkurtuar.

Ish-prokurori, i shkarkuar nga vetingu teksa ishte në paraburgim, nuk do ta vuaj këtë dënim në qeli, pasi gjykata e konvertoi në 4 vjet shërbim prove dhe i dha dritë jeshile daljes së Hasës nga burgu. Por akuza e SPAK ndaj Hasës për “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë” nuk bindi gjykatën, e cila i dha pafajësi.

Gjykata dha dënime me burg edhe për të pandehurit e tjerë të dosjes, ku më i rëndi ishte ai me 2 vjet burg ndaj Markelian Alinanit, i cili akuzohej për “ndikim të ushtrimit të jashtëligjshëm” tek zyrtarët e Prokurorisë së Sarandës.

Për të njëjtin episod u dënuan edhe të bashkëpandehurit e tjerë:

Emiliano Mirani: 1 vit e 6 muaj

Elsiona Papa: 8 muaj

Markelian Alinani: 2 vjet

Qerim Ruçi: 1 vit e 6 muaj

Julian Zera: 8 muaj

Bledar Hajredinaj: 1 vit 6 muaj

Napolon Hodaj: 1 vit 4 muaj

Ndërsa ish-oficeri i Policisë Gjyqësorë, Napolon Hodaj, i akuzuar për shpëtimin nga akuza të një të dyshuari për “vjedhje me dhunë” dhe “plagosje” u dha një dënim përfundimtar me 1 vit e 4 muaj burg. Për dy ish-zyrtarët e drejtësisë, Hasa e Hodaj, gjykata dha si dënim plotësues heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Fajtorë u shpallën edhe Elsiona Papa e Emiliano Mirani, vëlla e motër të akuzuar për aferën korruptive ndaj ish-prokurorit Hasa, si edhe Qerim Ruçi e Bledar Hajredini, të akuzuar për paracaktim të rezultatit në ndeshjen Selenica-Përmeti. Të pandehurit e dosjes u zbuluan nga një hetim i SPAK ndaj një grupi të trafikut të drogës. Mbajtja në përgjim e të dyshuarve nxori në dritë episodet e korrupsionit në Prokurorinë e Sarandës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.