Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sekuestrohet tritol në Durrës, e pëson 19-vjeçari

09:02 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një rast i tentativës për shitjen e lëndë eksplozive është parandaluar në Durrës. Policia bën me dije se ka sekuestruar 4 kallëpë tritol me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.

Në pranga është vënë poseduesi i tyre R. K., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës. I riu u kap në aksin rrugor Sukth – Kullë, duke transportuar tritolin me qëllim shitjen.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kulla”.

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për të shitur lëndë eksplozive tritol.

Sekuestrohen 4 kallëpë tritol me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.

Vihet në pranga poseduesi i tyre, i cili u kap duke transportuar lëndën eksplozive.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manëz, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kulla”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-R. K., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës.

Ky shtetas u kap në aksin rrugor Sukth – Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpë lëndë eksplozive tritol, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe të implikimit ose jo në ngjarje kriminale, të 19-vjeçarit.

Materialet e para hetimore në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.