Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ra nga taraca, vdiq i riu. Gjykata liron inxhinierin e kompanisë. Bashkëshortja e viktimës kërkonë drejtësi.

10:24 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mond
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maksim Debrova, i riu nga Elbasani ndërroi jetë pak ditë më parë gjatë punës në ndërtim në zonën e Milotit ku ishte i punësuar te kompania “Eral Construction”.

Gjykata e Kurbinit vendosi të lirojë nga qelia inxhinierin e kësaj kompanie, Mondi Turhani i cili tha se 34-vjeçari nuk kishte asnjë lidhje me subjektin në fjalë.

Por familjarët e viktimës thonë të kundërtën. Gazeta Panorama ishte sot në banesën e Maksim Debrovës ku motra dhe bashkëshortja e këtij të fundit thonë se kanë fakte që provojnë se i afërmi i tyre punonte në ndërtim.

Motra e viktimës shprehet se i vëllai i dërgonte çdo ditë video nga vendi i punës ndërsa shton se e merrnin dhe e sillnin çdo ditë me makinë nga shtëpia në punë. Megjithatë, përpos drejtësisë ajo kërkon mbështetje financiare edhe për fëmijët e vëllait të ndjerë të cilët sot kanë mbetur në mëshirë të fatit.

“Vëllai im kur punonte më sillte video. Çdo punë që bënte aty brenda. Merrte video dhe m’i sillte mua. Pyetëm një qytetare atje më tha sillni dhe gazetaren të flasë nuk e kam problem. Më tha nuk e prisja të vije këtu. I thashë desha ta di a ka ngrënë gjë vëllai a ka ngrënë gjë mos të ikë me barkun bosh.

Më tha mos e ki merak kur të dojë ujë të trokasë në derë. Tha para pesë minutash kishte pirë ujë kur e pashë tha pas pesë minutash kishte rënë në tokë dhe ishte bërë gjak. Mora një peshqir dhe ia vura. Nuk na tregojnë të vërtetën. Thonë që nuk ka qenë në punë por vëllai ka qenë në punë. I kam videot në telefon”, thotë ajo

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.