Një 9-vjeçare nga Ukraina i ka emocionuar të gjithë me gjestin e saj. Ajo ka prerë flokët dhe i ka shitur, me qëllim për të mbledhur para për ushtarët ukrainas.
Vogëlushja Kira Hubina, nga qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, e cila ndodhet së bashku me familjen e saj në një vendstrehim për t’u mbrojtur nga bombardimet ruse, vendosi të mbledhë para për forcat e armatosura të vendit të saj.
Babai i saj ka treguar për mediat emocionin që përjetoi kur e bija i kishte treguar qëllimin e prerjes së flokëve.