Në këtë ditë feste për fëmijët, këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe ZaImina Vajsari, së bashku me fëmijët e tyre, kanë vendosur që të mblidhen dhe ta kalojnë këtë ditë nën shoqërinë e njëra-tjetrës.
Të shumta ishin postimet nga festa, por vëmendjen e madhe e mori fotoja e Çiljetës me djalin e Zaiminës.
“Po të shtoj edhe një burrë të katërt”, shkruan Zaimina krahas fotos. Duke iu referuar kështu tre “burrave” momental në jetën e Çiljetës, djalit të saj, Fernandos, partnerit, Albanit dhe djalit të tij të vogël.
Këtë foto e ka ripostuar më pas edhe këngëtarja në instagramin e saj. “Mu shtofshin edhe 10 burra si ky cuci jot, aman moj çfarë dashurie”, shkroi Çiljeta.