Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ambasadori i Italisë në Tiranë / Të kapim momentin për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

20:40 / June 1, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fabrizio Bucci 592x450 1 592x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Fabrizio Bucci

Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës po e ndryshon me shpejtësi peizazhin gjeopolitik në Evropë. Pas njëkohe të gjatë, luftën e kemi sërish tek pragu i derësteksa sfidon arritjen mëtë madhe të Bashkimit Evropian: paqen në kontinent. BE-ja dhe Shtetet e saj Anëtare nuk mund të rrinë duarkryq, ndaj dhe po reflektojnëse sitëforcojnë rolin e tyre ndërkombëtar për të përballuar sfidat e reja që lindin nga ky konflikt.Pasojat e këtij konflikti janë veçanërisht të rënda përBallkanin Perëndimor, stabiliteti i të cilit po minohet më tej, pikërisht në kohën kur ky rajon po ndeshet me të tjera sfida.

Aktualisht, aktorë të tretë po intensifikojnë përpjekjet për tërritur ndikimin e tyre në rajon dhe, mundësisht,për të destabilizuar Vendete Ballkanit Perëndimor. Ata janë duke minuar aktivisht besueshmërinë tonë, duke i mëshuaridesë se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që vendete Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen Unionit si anëtarë me të drejta të plota. Këta aktorë e shohin luftën në Ukrainë si një mundësi për tërriturmë shumë ndikimin dhe për të shtuar praninë e tyre në Ballkanin Perëndimor, në dëm të BE-së dhe Shteteve të saj Anëtare.

Në këtë skenar kompleks dhe përherë e më sfidues, partnerët tanënëBallkanin Perëndimor kanëkonfirmuar përkatësinëndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave të tij, duke përqafuar Politikën e përbashkët të jashtme e tëSigurisë. Kjo qasje ka luajtur një rol të rëndësishëm në aftësinë e Evropës për t’u shfaqur si një front ipërbashkët përballë agresionit rus. Ndërkohë, zbatimi i këtij qëndrimi nga Vendet eBallkanit Perëndimor ka pasur një çmim tejet të lartë politik dhe ekonomik, pasikemi të bëjmë me shoqëri tashmë të ndara për çështje tejet jetike, shpesh tëpolitizuara nga politikat e brendshme, tëpërkeqësuara nga pasojat ekonomike të pandemisë dhe të ekspozuara ndaj fushatave sistematiketëkeqinformimit.

Konflikti në Ukrainë po ndikon edhe mbi procesine zgjerimit të BE-së në rajon. Mbas agresionit rus, Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia kanë dorëzuar kërkesën zyrtare për anëtarësim në BE. Më 11 Mars, Kryetarët e Shteteve/Qeverive të BE-së miratuan Deklaratën e Versajës, përmes së cilës ata njohin aspiratat dhe zgjedhjen evropiane të Ukrainës, me zotimin për ta mbështetur atë gjatë rrugëtimit evropian. Gjithashtu, liderët e BE-sëftuan Komisionin të paraqisteopinionin e tijmbi kërkesat e tyre të anëtarësimit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Traktateve.

Deklarata e Versajës ka pasur jehonënë gjithë Ballkanin Perëndimor, duke shtuar pritshmëritë dhe shqetësimet tek qeveritë dhe opinionipubliki vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në BE.Tani qëBE-ja mirëpritet kërkesat legjitime nga Kievi, Kishinau dhe Tbilisi, edhe qeveritë e Ballkanit Perëndimor presin të shohin një angazhim të ripërtërirë tësaj, për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Vendeve të tyre, proces që ka nisur vite mëparë,por qëka mbeturnë vendnumëro.

Në tënjëjtën kohë, në të gjithë Rajoninështë rriturshqetësimi se këto zhvillime të reja mund t’i lenë mënjanëVendete  Ballkanit Perëndimor,dhe për pasojë ta vendosin zgjerimin drejt tyre në plan të dytë.Ne jemi thellësisht të bindur se duhet të plotësohen pritshmëritë, të largohet frika dhe të shpërblehet veprimi pozitiv. Kjo hedh dritëmbi rëndësinë që ka ripërtëritja e përkushtimit të BE-së nëRajon dhe më konkretisht shtysa e reeProcesit tëZgjerimit.

Pothuajnjë vit më parë Italia dhe 12 Shtete të tjera Anëtare ranë dakord mbi njësërë mesazhesh të rëndësishme duke kërkuar vijimësinë eprocesit.Bëmë thirrje për njëveprim më të fuqishëm politik dhe shfrytëzim maksimal tëpaketës sëmjetevetëvëna në dispozicion nga metodologjiaepërforcuar e zgjerimit, duke e përkufizuaranëtarësimin e plotë të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, një “investim gjeostrategjik”.

Në kontekstin e krizës së tanishme, mesazhet tona kryesore janësot po aq të rëndësishme, ndoshta edhe më shumë, krahasuar me një vit më parë. Ashtu siç ka deklaruar së fundminë Parlamentin Evropian Kryeministri i Italisë,Mario Draghi, integrimi i plotë iVendeve qëshfaqin aspirata evropiane nuk përbën kërcënimpër stabilitetin e projektit evropian;përkundrazi, ai është pjesë e realizimit të atij projekti. Italia mbështet fuqishëm çeljen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisëdhe Maqedonisësë Veriut, në përputhje me Vendimin e Këshillit Evropiantëmarsit 2020. Po ashtu, ne duam qëtë sigurohet vëmendja maksimale ndaj pritshmërive legjitime tëShteteve tëtjera tëRajonit dhe t’u jepet një shtysë e re këtyre negociatave. Italia mbështetanëtarësimin e të gjithaVendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është shumë e interesuar për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ne duhet tëvazhdojmë rrugëtimin drejtanëtarësimit,që kemindërmarrë tashmë, por dhe të veprojmë sa më shpejt tëjetëe mundur.

Në rast se do të lejojmëtë krijohet boshllëk, atëherëky boshllëk do të mbushetngaaktorë tëtretë.BE-ja duhet tëshprehë solidaritet dhe të njohë vështirësitëme të cilat përballen partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor.Kjo mund të bëhet duke u ofruar këtyre Vendeve, menjëherë, paketa mbështetëse ekonomike e financiare, me qëllim fuqizimine ekonomivetë cilat janë prekur ndjeshëm nga ky konflikt dhe që varen nga furnizimet ruse të energjisëpor nuk përfitojnë nga masat kompensuese të vlefshme vetëm për Vendetanëtare të BE-së.Në të njëjtën kohë, ështëtejet e rëndësishme mbështetja,ndaj rajonit, për diversifikimin e burimeve të tij energjetike dhe për realizimin e tranzicionit tëgjelbër. Duke përshëndetur mbështetjen financiare tëakorduar nga fondet IPA dhe EIP, ne duhet gjithashtu tëmendojmë përtej tyre.Situatat e pazakonta kërkojnëdhe zgjidhje të pazakonta.

Bashkimi Evropian duhet menjëherë të rifitojë rolin e tij si ofruese lëvrues stabiliteti duke dërguar një mesazh të fuqishëm politik me anë të të cilit të konfirmojë përkushtimin  ndaj procesit të zgjerimit nërajon. Kyproces ka një forcë të madhe transformuese, duke qenë se nxit reformat dhe përqafimin e vlerave tëpërbashkëta.Duke i dhënë shtysë të re rrugës drejt anëtarësimit në këto orë dramatiketë historisësë Evropës, do të donim të jepnim njëmesazh të fuqishëm,brenda dhe jashtë Ballkanit Perëndimor, për t’u dhënënjë frymëmarrje dhe forcë të re të gjitha Vendeve të rajonit të cilat të ardhmen e tyree shohin në Evropë. Ka ardhur koha të mirëpresim Shqipërinë, dhe Vendet e tjera tërajonit, në familjen evropiane: le ta kapim dhe ta shfrytëzojmë këtë moment.

*Ambasadori i Italisë në Tiranë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026

Edi Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi reformën territoriale

10:30 / September 16, 2026

“Paketa e Maleve” në Kushtetuese, ankesa kalon për shqyrtim në seancë plenare

10:15 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.