Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Klosi: Ajo që bëjnë patronazhistët është punë! Lapaj: Kemi një mungesë gare brenda llojit

21:47 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klosi lapaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për patronazhistët, duke e cilësuar si punë.

Sipas tij, për të fituar duhet të punosh dhe PS ka filluar përgatitjet për garën e ardhme elektorale.

Klosi: Patronazhistët është një punë. Ajo që bëmë me patronazhistët është përsëri një punë. Duhet punuar që të fitohet, nuk punohet pa punë. Për atë votë duhet punuar që sot dhe ne Partia Socialiste po punojmë fort për garën e ardhshme elektorale. Ne jemi sot në një proces përgatitjesh për garën e pushtetit lokal për një vit. Do thonë prapë pastaj, jo kështu jo ashtu, por ndërkohë nuk po punojnë për të na qenë përballë. Nëse bëni një emision me idenë që këtu çdo gjë është e vjedhur dhe kjo vota nuk ka vlerë. Gjeni hajdutin dhe bjerini hajdutit, nuk ka faj vota.

Ndërkohë juristi Adriatik Lapaj i pyetur nëse vota vidhet në Shqipëri u shpreh se vjedhja është një nocion shumë i ngushtë. Sipas tij, në Shqipëri nuk ekziston një sistem gare.

Lapaj: Vota mund të deformohet duke e blerë, mund të deformohet duke ofruar vende pune, bursa, duke i çuar lekë për tërmetin një personi shtëpia e të cilit nuk është dëmtuar. Çështja është kjo, garojnë dy forca politike dhe njëra fiton. Me sistemin që ne kemi ajo forcë fiton me mediokritet. Pse? Sepse ne nuk kemi një sistem gare sot. Sot është e ditur botërisht që asnjë filizë e re nuk ja del të ngrihet përballë partive politike aktuale. Opozita është mjaftueshëm e dobët përballë maxhorancës, pro mjaftueshëm e fortë për të mos lejuar asgjë të mbijë në këtë vend sepse sistemi është i tillë. Ne kemi një mungesë gare brenda llojit. Listat e mbyllura dhe emërimi politik nga kryetari i partisë bënë që të vritet karriera e individit.

Sipas Lapajt, ajo që do ta ndryshonte realisht politikën në këtë vend, do të ishte miratimi i një ndryshimi të sistemit elektoral që të hapej gara.

blendi klosi patronazhistet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.