Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Listat janë të përcaktuara nga kryetarët e partive”/ Plas debati mes Klosit dhe Dumës në studio

22:13 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Duma Klosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi dhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma janë përfshirë në një debat për sa i përket votës së lirë në Shqipëri. Ata diskutuan edhe për listat e hapura brenda një partie. Sipas Klosit çdokush ka mundësi të hyjë në politikë, por sipas Dumës listat janë të përcaktuara nga kryetarët e partive dhe janë të mbyllura.

Klosi: Çdokush ka mundësi të ecë përpara në politikë, siç futen shumë të rinj. Çdo palë zgjedhje futen me dhjetëra, nuk e di me përqindje, por besoj mbi 30% e parlamentit është i ri. Lista është e re. Ai i riu hyn nga asnjë sistem.

Duma: Pa sistem hyn fare? Dhe kjo është e vërteta… kjo që thotë kolegu është spekulative. Se qenka problemi që nuk i hapim dot listat dhe të kthejë politikën në karrierë se do përfaqësohet komuniteti. Atë e zgjidhim.

Klosi: Jo të thashë për rajonet, jo për listat e hapura.

Duma: Po edhe për rajonet, e zgjidhim se ashtu siç partitë politike i çojnë të deleguar disa individë për të mbuluar territoret dhe ndajnë punën, ashtu mund të vijojë të bëhet e njëjta ndarja pune. Këtu diskutimi ndahet në 2 nivele. Diskutimi i parë janë listat e përcaktuara nga kryetarët e partive të cilat nuk prodhojnë politikë. Në parlamentin e Shqipërisë kemi kolegë dhe pak prej tyre të ngrenë në nivel kombëtar çështjet lokale. Mos flasim për jetën politike të deputetit i cili është pa mbështetje të ekspertizës, pa mbështetje të konsultës, pa një zyrë. Ti sot nuk ke zyrë të deputetit.

Klosi: Teorikisht e ke.

Duma: Nuk e ke fare, një deputet i opozitës të shkojë te bashkia nuk i shkon askush aty.

Klosi: Është gjë tjetër, por zyrat janë.

Duma: Po kjo është. Djalli fshihet në detaje.

Klosi: Zyrat janë, se si menaxhohen atë e diskutojmë.

Duma shtoi se nëse nuk ka demokraci brenda një partie politike, nuk ka demokraci në rang Republike.

blendi klosi grida duma listat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.