Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tensionet me Greqinë/ Kancelari gjerman i bën thirrje Turqisë të ketë kujdes dhe të përmbahet ndaj Greqisë

22:30 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olaf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Turqisë të ketë kujdes dhe të përmbahet ndaj Greqisë pasi tensionet mes dy vendeve janë ndezur.

“Kancelari është e mendimit se duke pasur parasysh situatën aktuale, është e nevojshme që të gjithë aleatët e NATO-s të qëndrojnë së bashku dhe të përmbahen nga provokimet mes tyre. Pushtimi i hapësirës ajrore greke dhe fluturimi mbi ishujt grekë nuk është në rregull, duket kundërproduktive dhe kundër frymës së aleancës”, tha zëdhënësi i kancelarit.

Greqia dhe Turqia kanë shkëmbyer akuza për shkelje të hapësirës ajrore javët e fundit.

Turqia dhe Greqia, të dyja aleatë të NATO-s, kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për një mori çështjesh si kufijtë detarë, shtrirja e rafteve të tyre kontinentale dhe hapësirës ajrore dhe marrëdhëniet me Qipron e ndarë etnikisht.

Gjermania është e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis Greqisë dhe Turqisë në dialog privat dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar, tha zëdhënësi.

Në të njëjtën kohë, tha zëdhënësi, “ne nuk mund të pranojmë vënien në dyshim të sovranitetit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.

Ministria e Jashtme turke dënoi deklaratën e Scholz dhe tha se Ankaraja do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e saj kundër shkeljes së hapësirës ajrore nga forcat greke.

kancelari gjerman tension Turqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.