Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ky qytet i Shqipërisë po shuhet”- Ish-ambasadori bën deklaratën e fortë: Erseka, Gramshi dhe Bulqiza fatkeqësisht…

22:48 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
C6456325 7004 450A 88D0 87A251EC4F6D
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ambasadori Arben Çeku, autori i Barometrit Sociali-Politik të Shqipërisë për vitin 2021, bëri një deklaratë të fortë duke thënë se Leskoviku është qyteti shqiptar që po shuhet.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, teksa  foli për varfërinë, ish-ambasadori Çeku u shpreh se disa qytete të vogla mezi mbijetojnë, madje sipas tij, fatkeqësisht po rivalizojnë me emrin e ndonjë restoranti. Ai përmendi këtu qytete si Erseka, Gramshi, Bulqiza.

“Problemi është se një pjesë e qyteteve të mëdha jetojnë në vështirësi, por ka disa qytete që mezi mbijetojnë, si Erseka, Gramshi, Bulqiza, që fatkeqësisht po rivalizojnë me emrin e ndonjë restoranti. E gjitha lidhet me politikëbërjen dhe deri tani vendimet janë marrë nga lart poshtë dhe nuk është zbritur në terren. Mendoj se partitë nuk duhet të zbresin në terren vetëm për të sharë njëri-tjetrin, por të zbresin tani që nuk ka zgjedhje dhe të shohin si mund të zhvillohet Leskoviku, se ai qytet po shuhet. Kjo politikë duhet të ulet dhe të ndërtojë një agjendë kombëtare të daljes reale nga kjo krizë. Familjet shqiptare kanë kaluar në një ferr financiar. Rritja e çmimeve është një lloj pandemie financiare e çdo familjeje shqiptare”, u shpreh Arben Çeku.

Edhe avokati Adriatik Lapaj e sheh situatën në vend të zymtë, teksa shprehet se edhe shtresa e mesme po largohet nga Shqipëria, pasi sipas tij, “ata ndenjën deri tani me shpresën se vendi do të ndryshonte, por kur panë që ndryshim nuk kishte largohen që të shpëtojnë”.

“Tani po ikën shtresa e mesme që kanë edhe disa kursime. Që ndenjën deri tani me shpresën se mos Shqipëria ndryshonte, por kur panë që ndryshim nuk kishte largohen që të shpëtojnë të ardhmen e fëmijëve me shpresën se mos edhe ata përballen me të njëjtën situatë.

Këta që janë në pushtet nuk kuptojnë që nuk është më vetëm histori parash por të ardhmeje që po ua djegin edhe fëmijëve të tyre. Jo të gjithë fëmijët e tyre do të bëjnë karrierën e prindërve. Gjyqtarët që deri dje ishin si perëndi sot ecin rrugës me kokën ulur. Edhe këta që janë sot duhet të kuptojnë që na duhet pas marrëzisë 30 vjeçare, kjo të marrë fund. Të kuptojnë që më të interesuarit për të ndryshuar realitetin janë ata që kanë bërë lekë”, është shprehur ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.