Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kostoja e jetesës në Spanjë tejkalon mundësitë e qytetarëve

23:39 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spanja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spanjollët kanë filluar të ndiejnë presionin e rritjes së kostove të jetesës teksa rritja e madhe e çmimeve të energjisë e shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë ka rënduar xhepat e qytetarëve. Me afrimin e verës, Spanja është gati të fillojë sezonin e pikut të konsumit të energjisë elektrike. Faturat e shtrenjta  të energjisë pritet të shtojnë një barrë tjetër financiare për çdo banor.

Norma e inflacionit në Spanjë u rrit në 9.8% në Mars, më e larta që nga viti 1985. Shumë banorë kanë ndjerë rritjen e shpenzimeve të jetesës, veçanërisht tek faturat e gazit dhe energjisë elektrike.

“Po shohim që çmimet janë rritur shumë në përgjithësi, sidomos të rinjtë që marrin shtëpi me qira, e ndjejnë më tepër. Ne kemi një buxhet të caktuar për qira, por tani buxheti rritet me 40 deri në 50 Euro në muaj. Rritja e faturave të gazit dhe  energjisë elektrike janë shumë të dukshme”.

Shumë janë të vetëdijshëm se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës po i prek drejtpërdrejt ata dhe shpresojnë që situata të zgjidhet përmes negociatave paqësore.

“Unë nuk mendoj se duhet të mbështesim asnjë luftë apo konflikt, sepse unë jam kundër dhunës. Ne duhet ta zgjidhim problemin me diplomaci dhe dialog”.

Spanja nuk është i vetmi vend europian që ka ndjerë efektet negative të luftës pasi edhe vende të tjera kanë shënuar norma të larta të inflacionit, çka ka dëmtuar rëndë ekonomitë e tyre.

jetes kostoja spanja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.