Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Deputetja gjermane: Pas deklaratës së Vuçiç për Kosovën, BE t’i ngrijë menjëherë bisedimet me Serbinë

09:15 / June 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ALT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklarata e Aleksandar Vuçiçit gjatë seancës së betimit si president i Serbisë në lidhje me Kosovën, ka indinjuar deputeten gjermane Renata Alt, e cila kërkoi ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, tha pas deklaratës së Aleksandar Vuçiçit në lidhje me Kosovën për DW-në: “Vuçiçi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithësesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiçi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”.

Serbia dhe Rusia forcojnë partneritetin

Në një  bisedë telefonike me presidetin rus, Vladimir Putin, presidenti serb, ra dakord që Serbia të vazhdojë të marrë edhe për tre vjet furnizime me gaz nga Rusia. Po ashtu Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç ranë dakord gjatë telefonatës që të forcojnë partneritetin. Sipas të dhënave ruse, Putini dhe Vuçiçi diskutuan edhe për gjendjen në Ukrainë dhe për Kosovën. /DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë

21:29 / September 21, 2026

Çitaku: E tërheqim që nesër kërkesën në Kushtetuese, nëse VV-ja e voton ligjin

20:49 / September 21, 2026

Ambasadorja e BE në Tiranë shkon në zyrën e Klodian Brahos, zbulohet fokusi i bisedës

16:05 / September 21, 2026

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve i drejtohen “Kushtetueses”, kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat

15:08 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.