Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

 Me armë zjarri dhe municion luftarak në lokal,  arrestohet  43-vjeçari nga Shkodra

09:29 / June 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestohet një 43-vjeçar në Shkodër, pasi është kapur me armë zjarri dhe municion luftarak.

Në pranga ka rënë shtetasi K. K., banues në fshatin Muriqan, i cili është kapur nga Forcat “Shqiponja” në një lokal në fshatin Muriqan, Shkodër, me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe disa fishekë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të amëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Muriqani”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi:

K. K., 43 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në një lokal në fshatin Muriqan, Shkodër, me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe disa fishekë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi. Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me homologët malazezë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.