I shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kryer homazhe i pari pranë arkëmortit të ish-Kreut të Shtetit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj. Më pas Meta ka lënë një shënim në librin e mesazheve.
Ceremonia e homazheve vijon në Presidencë deri në orën 12:00 dhe më pas trupi i pajetë i ish-Presidentit do të përcillet në banesat e fundit në Sharrë, ku do të prehet përjetësisht.
Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Presidenti Meta i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta ka zhvilluar i pari homazhe në ora 10:00.
