Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lamtumira për ish-Presidentin Nishani, Berisha kryen homazhe

10:52 / June 2, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha kanë nderuar ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Berisha shoqërohej gjithashtu edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

Homazhe për ish-presidentin kreu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari.

I pari që nisi homazhet për Nishanin ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta. Sakaq, figura nga Partia Socialiste nderuan ish-presidentin. E para nga kabineti qeveritar ishte ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Nderimet për ish-kreun e shtetit, që u nda nga jeta disa ditë më parë, nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00. Arkmorti me trupin e pajetë të ish-presidentit është vendosur në sallën “Skënderbeu” të Presidencës, ku familjarët po presin ngushëllimet.

Pas orës 12.00 arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Në ceremoninë e varrimit pritet të ketë edhe fjalime lamtumire. Ndërkohë që sot është ditë zie kombëtare. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.