Këngëtarja serbe, Katarina Grujic dhe futbollisti Marko Gobeljic do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Fustani përrallor që këngëtarja do të veshë sot është punuar nga stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti, dhe kushton 20 mijë euro.
Këngëtarja pritet të veshë dhe dy fustane të tjera, një të gjatë dhe një të shkurtër, të punuara nga Huso Corbic, stilisti i saj prej kohësh nga Bosnja.
Stilisti nga Kosova ka veshur dhe shumë yje botërore, mes së cilëve edhe Beyonce.