Krahas investimeve të rëndësishme në ujësjellësa, rrugë, trotuare, objekte social-kulturore-sportive, gjelbërim, etj, Bashkia Mat po tregon kujdes të veçantë për promovimin e vlerave dhe objekteve historike, kulturore, turistike në të gjithë territorin e bashkisë.
Nga Ulza deri në Vig janë montuar tabela orientuese për të krijuar mundësi orientimi për vizitorët vendas apo të huaj.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj në një postim shprehet se janë markuar rrugët që të çojnë te Kalaja e Skënderbeut, Varri i Turkut apo vise të tjera të rëndësishme të trevës.
Postimi i Malajt:
Përfundon vendosja e sinjalistikës në #Mat. Tashmë të gjithë do të jenë të orientuar dhe kanë mundësi të ndjekin rrugën e duhur drejt atraksioneve tona turistike.
Tanime kemi markuar dhe rrugën për tek #KalajaeStelushit dhe #VarriTurkut në fshatin #Vig.
Me European Regional Development Fund në zbatim të projektit “ADRIONET” përfunduam këtë proces tejet të rëndësishëm për vizitorët e Bashkisë #Mat.