Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bushati “përplaset” me Klosin për presidentin e ri: “Do e dijë ditëziu që e kanë emëruar, apo do ta marrë vesh nga TV”?

21:58 / June 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bushati Klosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Andi Bushati ka komentuar proçesin për zgjedhjen e presidentit të ri. Në emisionin “Open” Bushati u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka vendosur se kush do të jetë figura e re e Presidentit të vendit. Sipas Bushatit, kryeministri Rama ka një kënaqësi perverse që ta mbajë emrin deri në momentet e fundit.

Ai ironizoi qeverinë, duke thënë: “Do e dijë ditëziu që e kanë emëruar, apo do ta marrë vesh nga TV”.

Bushati: Mendoj që çdo emër që ka dalë është spekulim, njeriu që ka në dorë dhe gurin dhe arrën ka një kënaqësi perverse ta ruajë deri në momentin e fundit, emrin. Është një njeri që do të dalë nga shtrati politik i Edi Ramës, ndaj të gjitha emrat që kanë dalë janë spekulime.  Emri do të jetë nga mënga. Problemi qëndron në faktin se do të ishte hipokrizi ti kërkoje Ramës të mos vinte atje kukullën e vet, por të paktën para zgjedhjes këtë kukull t’ja linte shqiptarëve , bën apo nuk bën… Të caktohet emri sot dhe të votohet nesër është kulmi dhe më kujton ato ministre që thonin e morëm vesh nga televizioni. Do e dijë ditëziu që e kanë caktuar president apo do ta marrë vesh nga TV.

Klosi: Unë e mendoja çfarë do të thoshte Bushati, nuk është gjë e re, por s’e kuptoj ku është opozita në këtë pjesë dhe ku është komenti që ne i kërkuan opozitës. Kjo vendimmarrje. Mund të merreni me PS mënyrën se si e çon vendimmarrjen e saj dhe nuk besoj se ka parti tjetër në botë që vendimmarrja të merret nga kryetari i partisë. Ju mund të bëni komente por ajo mënyrë na ka bërë ne fitues. Fjalët e përdorura nga ju nuk janë  të përshtatshme për televizionin.

Bushati: Zgjedhjet po fiton edhe Putin, Orban. Ne na voton populli thonë…Kam dëgjuar në fillim të këtij mandati Rama tha ne kemi marrëdhënie me njerëzit. Këtij populli mund t’i tregoheni pak më dashamirës që mos e vendosni sot dhe të mos e bëni fakt nesër. Një njeri që do mbajë peshën dhe do vërë firmën për të ndarë detin me Greqinë , s’mund të trembet nga fjalët tona.

Bushati klosi perplasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.