Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përndiqte ish të dashurën në rrjetet sociale, arrestohet korçari në Tiranë

10:30 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tep 770x417 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një tjetër.

Mes të arrestuarve është edhe një 26-vjeçar nga Korça, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale, ish të dashurën e tij, shtetasen F. Gj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetasit Arjan Hoxha, 44 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. B., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe B. K., 24 vjeç, banues në Babrru, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe të mjeteve që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit E. N., 26 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale, ish të dashurën e tij, shtetasen F. Gj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F. Sh. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e dy mjeteve, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë larguar në banesat e tyre.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori për shtetasin P. N., 19 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka dhunuar fizikisht shtetasin H. L., 63 vjeç, për motive të dobëta.
—
Më datë 02.06.2022, shtetasi Sh. D., 84 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vëllai i tij, shtetasi P. D., 76 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova miraton Projektligjin për Dhomat e Specializuara, 91 deputetë pro. Tensione në protestën para Parlamentit

12:17 / October 5, 2026

Berisha në Gjykatën e Posaçme, paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”

10:21 / October 5, 2026

Universitetet hapin dyert për vitin e ri akademik, 120 mijë studentë në auditorë

09:58 / October 5, 2026

Nis viti i ri akademik/ Begaj: Një udhëtim i ri përkushtimi e sfidash për studentët e pedagogët

09:44 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.