Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Artan Hoxha: Përse dhe kush po vret tani në Shkodër?!

11:33 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjet e bujshme të muajve dhe viteve të fundit në Shkodër duke theksuar se është faji i drejtësisë që nuk bën punën e saj duke çuar në një situatë të tillë në qytetin verior.

I ftuar në Abc Live, Hoxha tha se ngjarjet kriminale janë të dy natyrave në këtë qytet. Sipas tij, natyra  e parë e krimeve, janë vrasje që ndodhin ndaj familjarëve të personave të vrarë apo përfshirë në krime të viteve të mëparshme.

Hoxha tha se këto vrasje janë vijim i ngajrjeve të pazbardhura dhe duket se familjarët e viktimave nuk presin më vëniën e drejtësisë, por e bëjnë vetë drejtësinë.

“Kemi dy lloj ngjarjesh në Shkodër. E para janë ngjarje si atentate ndaj personave që janë të afërm të viktimave të mëparshme në Shkodër. Këto janë vrasje që janë vijim i ngjarjeve të pazbardhura. Me sa duket ata nuk presin më të veprojë drejtësia veprojnë vetë. Zgjidhja vetë do të thotë që ti të mos selektosh më se kush mund të jetë viktima, por vret këdo që është afër kundërshtarëve.

Natyra e dytë e krimeve janë ngjarje që ka të bëjë me histori që kanë objektiv trupat e policisë. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë goditur me lëndë eksplozive, të paktën katër punonjës policie. Janë punonjës policie në terren që merren me kontrollion e territorit”, tha Artan Hoxha në Abc Live.

Gazetari tha se për shkak të mënyrës së si janë strukturuar grupet kriminale në Shkodër, siç është baza fisnore, vrasësit janë brenda grupeve kriminale pasi ata nuk besojnë te të tjerët jashtë rrethit të tyre. “Në Shkodër ka plotë vrasës me pagesë”, tha Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha në Gjykatën e Posaçme, paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”

10:21 / October 5, 2026

Universitetet hapin dyert për vitin e ri akademik, 120 mijë studentë në auditorë

09:58 / October 5, 2026

Nis viti i ri akademik/ Begaj: Një udhëtim i ri përkushtimi e sfidash për studentët e pedagogët

09:44 / October 5, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.