Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

‘Një fund i tmerrshëm apo një tmerr pa fund?’, zgjedhja e Presidentit të ri, ankthi për emrin…

12:09 / June 3, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nanu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mazhoranca socialite e Edi Ramës do zgjedhë më 4 Qershor Presidentin e ri të Republikës me mandat 5-vjeçar, në raundin e katërt të procesit. Tre raundet e para ku kërkohej konsensusi me opozitën, dështuan! Socialistët kanë mbi tavolinë disa kandidatë, por më 3 qershor, në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, të majtët do vendosin vetëm për një emër i cili do votohet të shtunën në Parlamentin e Shqipërisë.

Mazhoranca socialite e Edi Ramës do zgjedhë më 4 Qershor Presidentin e ri të Republikës me mandat 5-vjeçar, në raundin e katërt të procesit. Tre raundet e para ku kërkohej konsensusi me opozitën, dështuan! Socialistët kanë mbi tavolinë disa kandidatë, por më 3 qershor, në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, të majtët do vendosin vetëm për një emër i cili do votohet të shtunën në Parlamentin e Shqipërisë.

ANALIZA- Artan Fuga: Kush po e shantazhon Presidenten e re, ende pa u zgjedhur?! 

image 6

Me rastin e zgjedhjes të Presidentit të ri të Shqipërisë nga të gjitha anët e politikës dhe medias, nga pushteti dhe nga opozita, ka një prirje për ta zhvleftësuar rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës.

E gjithë alibia mbështetet te iluzioni se meqë kompetencat e presidentit janë disi të kufizuara, meqë në vitin 2008 opozita e sotme dhe pushteti i sotëm sëbashku i kufizuan edhe më shumë kompetencat e presidentit, meqë zgjedhja e tij në raundin e katërt dhe të pestë bëhet me shumicë të thjeshtë votash, atëhere nxirret përfundimi sa i gabuar aq edhe i mbrapshtë se: Presidenti nuk vlen për gjë! Presidenti është një kukull, ta zemë si Kardashian!

A është emri i Fatos Nano “zarfi” i zgjedhur nga PS për presidentin? Flet Taulant Balla 

image 7

Teksa procesi për zgjedhjen e presidentit po afrohet në orët e fundit, në media prej ditësh qarkullojnë emra që mund të shihen si kandidatë potencialë për marrjen e këtij posti.

Ditën e sotme në Fier, kreu i grupit të PS Taulant Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me emrin e ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.

Balla u shpreh se si Nano, ashtu edhe Gramoz Ruçi, një tjetër emër i lakuar për marrjen e këtij posti, janë emra që e meritojnë të jenë presidentë të republikës.

Emri i Presidentit të ri- Gjiknuri zbulon prapaskenat e bisedimeve që ka zhvilluar Rama 

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ka treguar sot se PS është në orët e fundit vendimtare për të dalë me emrin e kandidatit që nesër do të zgjidhet në Kuvend si Presidenti i vendit.

Gjiknuri tha se Rama ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që duhet të ketë kandidati si i përshtatshëm në këtë moment për vendin.

Emrat që përfliten si kandiatë 

Në listën e mazhorancës ka edhe emra të propozuar nga PD-ja, pavarësisht se përfaqësuesi i saj, Enkelejd Alibeaj, u tërhoq nga procesi i negociatave.

image 8

Socialistët duhet të përzgjedhin nga një listë emrash mes të cilëve, Majlinda Bregu, Visar Hiti, Arben Çejku, Ardian Dvorani, Halim Kosova, Mimi Kodheli, Leonard Demi, Rexhep Uka etj. Por sot do të mësohet se kush do të jetë kandidati për postin e kreut të ri të shtetit.

Maxhoranca do të propozojë vetëm një kandidat për ta votuar në Parlament si Presidentin e ri të vendit.

Ditën e shtunë në orën 12:00 përfundon procesi formal i regjistrimit të kandidaturave, kurse në orën 18:00 votohet Presidenti i ri. Këtij momenti të rëndësishëm do t’i paraprijë mbledhja e sotme e kryesinë e së PS-së, e cila do të diskutojë dhe më pas do të vendosë për kandidaturën që do të kalojë në votim.

Kryesia e PS mblidhet sot për të zgjedhur emrin e Presidentit të ri që votohet nesër, zbardhet dhe agjenda 

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Kryesisë së PS pasditen e të premtes së 3 qershorit, ku do të diskutohen kandidaturat për Presidentin e ri të vendit.

Gazetarja e Panorama Valentina Madani ka siguruar agjendën e plotë.

Në pikën e katërt të rendit të ditës përcaktohet ecuria e procedurave të zgjedhjes se Presidentit te Republikes dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.