Ky është skafi i presidencës i ankoruar në kalatën 0 në Portin e Durrësit. Gazetari Arsen Rusta ka publikuar në Facebook pamjet nga skafi që është në pritje të ‘pronarit të ri’ për pushimet verore. Ditën e nesërme, PS do të diskutojë për zgjedhjen e presidentit të ri që më pas do të votohet në Kuvend.
Presidenti i ri do të marrë postin më 24 korrik, datë kur i mbaron mandati presidentit aktual Ilir Meta. Muaji i gushtit kur temperaturat janë të larta mund të jetë për pushimet verore të presidentit të ri, i cili mund të zgjedhë skafin për të shijuar bregdetin në ditët e nxehta.
