Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rritet numri i policëve të përfshirë në krime, 69 efektivë nën hetim, 26 të arrestuar

15:58 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia me motor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, numri i efektivëve të përfshirë në paligjshmëri dhe kryer vepra penale ka ardhur në rritje. Në një raport të publikuar së fundmi për vitin 2021, AMP njofton se me vendim gjykate janë proceduar 69 punonjës policie, ku për 26 prej tyre u vendos masa arrest me burg.

Për tre oficerë u caktua masa arrest shtëpie, 13 “detyrim paraqitje” dhe 27 të tjerë u pezulluan nga detyra. Vitin i kaluar, krahasuar me vitin paraardhës, u arrestuan 28 punonjës policie më shumë.

Me shqetësim për autoritetet është përfshirja e efektivëve apo mbështetja e kultivimit të lëndëve narkotike. Problematikë tjetër e konstatuar nga hetimet ndaj efektivëve janë krimet mjedisore dhe siguria rrugore. Në prokuroritë e rretheve, janë referuar për t’u hetuar 223 efektivë të nivelit zbatues dhe 88 oficerë të nivelit drejtues.

Sipas raportit, AMP thekson se është rritur dhe numri i ankesave krahasuar me vitet më parë. Nga 1694 ankesa, numrin më të lartë e mban siguria publike, me 47%. Në vend të dytë renditen ankesat për Policinë Rrugore, me 27%, pasohet nga hetimi i krimit me 19% dhe më pak për sektorët e tjerë. Shqetësim për qytetarët gjatë 2021-it kanë qenë vendosja e gjobave të padrejta, shkelja e procedurave standard në punë e punonjësve të policisë dhe mosveprimi për çështje të caktuara.

57 punonjës janë konsideruar si persona të pabesueshëm për t’u pajisur me certifikatën e sigurimit personal, apo siç njihet ndryshe të aksesit dhe njohjes me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anëtarësimi në BE/ Vendet anëtare japin dritën jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama: Forcohet perspektiva e Shqipërisë për investime, inovacion dhe punësim

19:20 / October 9, 2026

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.