Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Forcohet kontrolli për SHA-të publike – Pr.Ligji/ Drejtuesit angazhim të ulët, masa me bllokim të fondeve

16:42 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korrupsioni 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një projektligj të ri i cili synon të rrisë kontrollin financiar dhe të shmangë rastet e korrupsionit në njësitë publike. Drafti për disa ndryshime në ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” , e shtrin detyrimin për raportimin e gjendjes së sistemit të kontrollit të brendshëm edhe në shoqëritë tregtare të cilat zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga njësit e qeverisjes së përgjithshme duke mundësuar një monitorim më të zgjeruar të funksionalitetit të këtij sistemi.

Bëhet fjalë kryesisht për ato ente publike siç janë ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve apo të shpërndarjes së energjisë elektrike të cilat funksionojnë në një farë forme pavarura financiarisht, edhe pse kërkojnë subvencion të vazhdueshme nga buxheti. Ndërkohë sipas dokumentit, bazuar në vlerësimet e vazhdueshme të sistemit të kontrollit të brendshëm, evidentohet se, problematikat vijnë kryesisht si pasojë e mosangazhimit të duhur të stafit si dhe nivelit të ulët të ndërgjegjësimit të menaxherëve në njësitë publike.

Gjithashtu, shpeshherë strukturat e njësive publike nuk janë të mjaftueshme për realizimin me sukses të aktiviteteve dhe implementimit të një sistemi efektiv të menaxhimit financiar dhe kontrollit. Në optikën e Ministrisë së Financave,  pavarësisht ofrimit të asistencës teknike në zbatimin e instrumenteve kryesorë të menaxhimit financiar dhe kontrollit, performanca e tyre në përmbushjen e kërkesave ligjore të fushës mbetet në nivele të ulta.

Me rishikimin e ligjit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, propozohet gjithashtu ndërmarrja e disa masave disiplinore sanksionuese për forcimin e përgjegjshmërisë menaxheriale në funksion të zbatimit të kuadrit ligjor në fuqi me qëllim ndikimin edhe në përmirësimin e performancës së veprimtarisë së njësive publike. Masat lidhen me bllokimin e përkohshëm të përdorimit të fondeve buxhetore si dhe shkarkime nga detyra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anëtarësimi në BE/ Vendet anëtare japin dritën jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama: Forcohet perspektiva e Shqipërisë për investime, inovacion dhe punësim

19:20 / October 9, 2026

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.