Partia Socialiste ka mbledhur që prej orës 18:00 Kryesinë e saj nga ku pritet të miratohet emri i kandidatit për Presidenti që do të votohet në raundin e katër ditën e nesërme në Parlament.
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë i pari që ka mbërritur në selinë e PS-së, teksa është fotografuar me dosje në dorë.
Ndërkohë që dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë kanë mbërritur në selinë rozë, ku ka rënë në sy Erion Veliaj me biçikletën e tij. Po ashtu dhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, Erion Braçen, Ogerta Manstirliu, Milva Ekonomi, Ulsi Manja e të tjere kane mberritur pas Ramës.


















